NATO i vë syrin Alexandropoulit për bazë detare

Postuar në 19 Shtator, 2022 14:20

Media greke “Kathimerini” raporton se marina ushtarake amerikane ka shprehur interes për portin e Alexandropouli, që ndodhet në verilindje të vendit

Sipas gazetës, zyrtarë të lartë të ushtrisë amerikane kanë propozuar zgjerimin dhe thellimin e portit me perspektivën e akomodimit në të të destrojerëve të klasit "Arleigh Burke". Anije të këtij klasi janë të pajisura me raketa të drejtuara dhe kanë kapacitete të zgjeruara për luftë elektronike.

Gazeta vë në dukje se porti në fjalë është dëshmuar si alternativë e besueshme e ngushticës së Bosforit të cilën Turqia e ka mbyllur për kalimin e anijeve ushtarake.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.