KE nuk merr parasysh këshillat strategjike të Ramës: Serbia duhet të zgjedhë

Postuar në 21 Qershor, 2022 10:47

Bashkimi Europian nuk e ka marrë në konsideratë ofertën e shpjegimit strategjik të pozicionit të Serbisë, dhënë nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Teksa ky ka sqaruar se Serbisë nuk i duhet bërë presion për raportet e veta me Rusinë, sot, Komisioni Europian ka kërkuar që beogradi të zgjedhë krahun nga do shkojë.

Ne e duam Serbinë të jetë me ne, por për këtë ne duam një evidencë të qartë se ky vend ndan vlerat tona, si sundimi i ligjit dhe demokracia dhe se ai refuzon invazionin rus

është shprehur në një intervistë për “Wienner Zeitung”, presidentja e KE-së, Ursula Von der Leyen.

Mesazhi i saj është me natyrë politike dhe duket se përcjell një qëndrim të unifikuar të Brukselit: loja e dyfishtë në lidhje me Rusinë nuk mirëkuptohet më.  Von der Leyen ka theksuar se të gjitha vendet që përmbushin kriteret e vendosura do të marrin menjëherë statusin e vendit kandidat. Ajo ka cilësuar Bosnje Hercegovinën si shembulli i një vendi që ka bërë përparim, ndonëse për Ballkanin Perëndimor BE-ja nuk po ja del të japë një mesazh të qartë.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Kur qenka bo keshilltar ky kryeministri jone se nuk e kena morr vesh? Bashkimi Europian i ka kerkuar keshilla apo ja ka dhene ky shalgjati pa ja kerku njeri. Na ndriconi pak mor burre se ngelem budallenj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.