Tjetër nismë për Ballkanin Perëndimor/Mitsotakis: Greqia po rikthehet

Postuar në 10 Qershor, 2022 12:21

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka folur së fundmi për një rikthim të Greqisë në Ballkanin Perëndimor. I pranishëm në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore, Mitsotakis ka deklaruar se aktivitet është:

Një sinjal i rëndësisë së madhe të cilës ne i japim vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe për të rinisur me një ritëm intensiv ankorimin e tyre në portin e sigurt të Europës

Në samitin në fjalë që mbahet në Selanik do të jenë të pranishëm edhe kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti i Këshillit të Europës, Charles Michel për të cilët Mitsotakis ka deklaruar se ndihet i nderuar nga prania e tyre.

Do të jetë një mundësi për të diskutuar tërësisht për sfidat e rajonit më gjerë, për të parë rrugët më të mira për t’u përballur me pasojat ekonomike të luftës në Ukrainë

tha Mitsotakis.

Sipas tij Greqia po bën një rikthim dinamik në rajon duke cilësuar se Selaniku mund të jetë porta hyrëse e Ballkanit për energjinë dhe mallrat.

Comments

Submitted by Marsi (not verified) on

Amaaaaaan Greqia. Me 5 grek te mbetur andej qe po ti gervishesh pak me thelle njeri del shqipo, tjetri cifut e ndonjeri sade turk. Me vaj ulliri, djathe e uzo po kthehet mo? Si rama qe pavaresisht si eshte muri, kur e lyen duket bukur

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.