Foto/Politika e gjesteve

Kryeministri Edi Rama ka dekoruar sot policen Ina Nuhu gjatë një takimi me punonjës të Ministrisë së Brendshme.
Faleminderit në emrin tim, të qeverisë dhe çdo qytetari të këtij vendi që sot ndihet i çliruar për zgjedhjet e 30 qershorit, i cili hyri në shtëpitë e shqiptarëve mu në prag të vendimit të negociatave. Mirënjohje dhe respekt për çdo efektiv policie të pagatitur dhe të gatshëm për të reaguar.
Mirënjohje për 60 policët e lënduar gjatë gjithë kohës së protestave të dhunshme.
Më vjen mirë që mes jush është edhe simboli i rezistencës, kolegia, mikja juaj dhe mikja ime e cila ra pre e një sulmi.
Ina Nuhu reagoi menjëherë ndaj një sulmi që i rrezikoi jetën, por nuk shpëtoi dot dorën. Sot është dita e duhur për t’i dedikuar Inës dhe të gjitha vajzave që shërbejnë në policinë e shtetit me akordimin e yllit të mirënjohjes së kryeministrit të vendit
tha Rama.
Ai i ka puthur dorën polices në fjalë.
Add new comment