Shqipëria që Duam(N) më afër se kurrë

Postuar në 25 Qershor, 2019 11:40

Kur Kolegji Zgjedhor vendosi në vitin 2011 se vendimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet lokale në Tiranë ishin korrekte, Partia Socialiste asokohe në opozitë dilte në protestë me thirrjet kundër Sashenkës dhe Tomës, dy ndër gjykatësve. 

Sot kemi një situatë të ngjashme. Kolegji Zgjedhor me gjykatës që kanë probleme ka dhënë një vendim që i shkon për shtat socialistëve në pushtet. Do të ishte çudi e kundërta dhe sikur të kishte ngjarë me siguri që do dëgjonim kryeministrin të deklaronte se është më i vendosur se kurrë për reformën në drejtësi. 

Kjo nuk po ndodh sepse vendimi ishte pro pushtetit. Kjo është Shqipëria e reformës në drejtësi alla Edi Rama. Kjo do të jetë nesër Shqipëria e gjykatësve që vendosin sipas midesë së pushtetit, e denarëve në Gjykatë Kushtetuese. Shqipëria e ka përjetuar njëherë këtë lloj sundimi. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.