Partneri i Tsipras, Kamenos, largohet nga qeveria

Qeveria greke ka hyrë në krizë sot, teksa partneri i djathtë i kryemininstrit grek Tsipras, Panos Kamenos, ka deklaruar tërheqjen nga qeveria.
Deklarata erdhi pas një takimi me kryeministrin të cilin Kamenos e ka cilësuar si shumë të rëndësishëm. Ai ka vlerësuar bashkëqeverisjen me Syriza-n duke u ndalur gjithësesi te çështja e emrit të Maqedonisë, që sipas tij është e pakapërcyeshme.
Kamenos do të sqarojë më gjerësisht mediat për vendimin e tij, por largimi duket se çon drejt zgjedhjeve të parakohshme në Greqi.
Add new comment