Muhabet(pazarxhinjsh) në Presidencë

Postuar në 04 Nëntor, 2018 13:26

Mediat raportojnë sot për një takim mes presidentit të Republikës Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama. Takimi thuhet se është kërkuar nga ky i fundit pas mosdekretimit nga Meta të Sandër Lleshit në detyrën e ministrit të Brendshëm dhe ka zgjatur 90 minuta. 

Nuk bëhet e ditur zyrtarisht se çfarë është diskutuar por është e qartë se Sandër Lleshi nuk mund të jetë ministër me Dekret për shkak se Presidenti u shpreh për këtë çështje. Ndaj takimi mes dy titullarëve do parë në kontekstin e një komunikimi mes dy drejtuesve të partive të majta, skenë dhe dekor i shahut të vetëm që luajnë këta dy njerëz. 

PS: Sot qeveria dhe borizanët mediatikë të saj bërtasin për Kushtetutën. Vallë i ka numëruar kush sa herë ka shkelur Kushtetutën dhe të drejtat kjo qeveri?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.