Mogherini: Kosova në BE më shpejt nga sa e ka menduar
Një ditë pas propozimit të Komisionit Europian për liberalizimin e vizave për Kosovën, Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Sigurinë, Federica Mogherini dhe Komisioneri për Zgjerimin Dimistris Avramopoulos vizituan Prishtinë. Nga foltorja e Kuvendit të Kosovës, Mogerini u shpreh optimiste per te ardhmen europiane të Kosovës. “Kjo është një ditë shumë e rëndësishme për Kosovën. Rekomandimi për liberalizimin e vizave, nënkupton një hap shumë të rëndësishëm. Kur e shoh këtë pjesë të Europës, Kosovën në veçanti, shoh të ardhmen e Europës. Për 8 vjet Kosova ka bërë hapa të mëdhenj në rrugën e saj evropiane. Integrimi i Kosovës në BE mund të ndodh shumë më shpejt se që e keni menduar”-deklaroi shefja e politikës së Jashtme të BE-së

Add new comment