9 gjëra që femrat urrejnë në hapësirën e banimit
E mbani mend kur nëna ju rrinte mbi kokë për t’ju mësuar rregullat në lidhje me pastrimin e ambienteve të shtëpisë apo dhomën tuaj në veçanti? I mbani mend ato herë kur ju qortonte pse nuk i kishit kryer ato detyra që ju takojnë, që nuk i kishit marrë mirë pluhurat apo nuk e kishit sistemuar mirë shtëpinë? Këto rregulla dikur ishin më shumë të zbatueshme, ndërsa sot kohët kanë ndryshuar, ka më tepër tolerancë dhe përsëri është nëna ajo që vuan mundin e rregullsisë në ambientin e banimit. Nisur nga kjo, revista amerikane “Men's Fitness” ka marrë në pyetje 9 femrat të cilat tronditen në kushtet e jetesës në familje. Ja cilat janë 9 gjërat që ato urrejnë më shumë.
1. Posterat provokues
“Urrej kur meshkujt kanë postera provokuese të femrave të tjera, si modele gjysmë lakuriq në plazh, apo diçka e tillë. Kjo është fyese për mua” thotë Ana, 26-vjeçare.
2. Kujtime të ish-it
“Një herë shkova në shtëpinë e një djali për herë të parë dhe vura re shampon e një gruaje në banjo. E pyeta në lidhje me atë rastësisht dhe ai më tha se ishte e ish të dashurës. Natyrisht, në qoftë se ai nuk mund të qëndrojë larg edhe këtyre kujtimeve, lidhja nuk ka marrë fund. E panevojshme ta them, unë u largova”, rrëfen Sarah, 30 vjeçe.
3. Hedhin jashtë prezervativin
“Unë jam shumë e kënaqur që ai ka përgjegjësi të mjaftueshme për përdorimin e një prezervativi, por jo deri aty kur ai e hedh nga dritarja. Nëse vërtetë nuk mund të lëvizë nga shtrati, të paktën të mbajë një kosh me vete. Nuk është ndonjë ndryshim i madh në mënyrën e jetesës”, shprehet Megan, 28 vjeçe.
4. Qimet në banjë
“Çfarë shpenzimi kohe do të kishte për meshkujt po të shpenzonin pak minuta për t’i hedhur qimet në vendin e duhur. Shkurtimi i flokëve, mjekrës apo pjesëve të tjera të nevojshme fizike të një mashkulli, nuk kanë pse bëhen objekt i përhapjes së tyre në të gjithë banjën, lavaman, ËC apo pllakën e dushit. Nuk ka nevojë që qimet të gjenden gjithandej. Mos u tallni o meshkuj. Nuk kemi kohë të merremi edhe me këto”, thotë Rachel, 27 vjeçe.
5. Furça e banjës
“Asgjë nuk është më e keqe se sa një furçë e pisët e tualetit. Më bën të ndjej sikur diçka do të kërcejë sipër e do të më ngjitet në trup” thotë Amber, 27 vjeçe.
6. Enët e palara
Çmendem po të më bëjë shumë enë kapic për të larë. Çfarë mendon ai se ato lahen vetë?! Nëse mendon se jam për këtë gjë në shtëpi, kjo më bezdis shumë”, shprehet Sasja, 26 vjeçe.
7. Kartoni i letrës higjienike
“Mungesa e letrës higjienike në tualet është me të vërtetë një shqetësim i madh. Si mund të fshihesh pa të? Kjo është një shenjë e pastër dembelizmi dhe asnjë vajzë nuk dëshiron të shoqërohet me një djalë dembel”, thotë Lauren 29 vjeçe.
8. Mungesa e një krevati të rehatshëm
“Kam takuar meshkuj që zotërojnë dyshekë në vend të shtretërve. Nëse blerja e një krevati të vërtetë është një angazhim shumë i madh për meshkujt, unë nuk mund ta imagjinojë nëse ju jeni gati për një marrëdhënie. Plus që askush nuk dëshiron të ketë marrëdhënie seksuale me një dyshek, pasi ai nuk është i rehatshëm”, thotë Amber, 27 vjeçe.
9. Lojërat me kompjuter
Unë nuk përpiqem të krijoj lidhje me meshkuj që preferojnë shumë video-lojërat. Nëse dua të ri me të, dua me të dhe jo me lojërat e preferuara të tij. Ju lutem informohuni se nuk është koha për të krijuar një lidhje duke luajtur video games së bashku”, shprehet Beth 31 vjeçe.
Add new comment