Leximin për kënaqësi, studimi britanik e cilëson si mrekulli

Postuar në 27 Tetor, 2015 18:39

Të humbasësh ndonjë orë gjumë duke lexuar duket se ia vlen. Një studim i fundit nga Britania e Madhe mbi përfitimet nga leximi ka nxjerrë disa përfundime shqetësuese: shumica e fëmijëve dhe adoleshentëve nuk lexojnë çdo ditë dhe një e treta e të rriturve nuk lexojnë më thjesht për kënaqësi. Sipas studimit, leximi për kënaqësi rrit empatinë, përmirëson marrëdhëniet me të tjerët, zvogëlon simptomat e depresionit dhe ul rrezikun nga dementia: me pak fjalë përmirëson mirëqenien. Nëse thjesht keni tendencë të lexoni disa faqe në mbrëmje para se të flini, tani keni rezultate që ju tregojnë përfitimet që ju vijnë nga kjo. Leximi për kënaqësi, i çfarëdolloj gjëje, është në fakt çlodhës. Nuk ka rëndësi çfarë lexon, mjafton që truri të sinjalizohet që “nuk është me detyrim” dhe edhe një kontratë financiare mund të duket si një roman triller.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.