Tajfuni “Koppu” në Filipine, zhvendosen 10.000 banorë

Postuar në 19 Tetor, 2015 17:26

Tajfuni i fuqishëm “Koppu” ka goditur veriun e Filipineve duke sjellë evakuimin e të paktën 10 mijë personave nga shtëpitë e tyre. Deri më tani nuk raportohen viktima por dëmet materiale janë tepër të mëdha nga tajfuni që lëviz me një shpejtësi 200 kilometra në orë. Si rezultat i shirave dhe stuhive në provincën Aurora janë raportuar shtëpi të shkatërruara, rrugë të dëmtuar dhe rrëshqitje dherash. Për pasojë në rajonet qendrore e veriore e Filipineve janë paralizuar ndërsa 30 fluturime ndërkombëtare janë anuluar. Autoritetet thonë se nuk ka ende një bilanc të këtyre pasojave, demet materiale përllogariten tepër të mëdha. Në vitin 2013 tajfuni “Hajan” ishte më i fuqishmi që goditi Filipinet, duke vrarë 6 mije e 300 persona dhe duke lënë miliona të tjerë pa strehë.

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.