Shkodër/ Një mësuese rreh nxënësin, e regjistrojnë

Postuar në 16 Tetor, 2015 12:13

“Mësuesja më rrahu se nuk kisha bërë detyrat e shtëpisë”. Kështu ka thënë E.U, nxënësi i shkollës 9­vjeçare “Gjon Ndoci” në Bushat, i cili në këtë video rrihet nga mësuesja. Videoja, postuar nga faqja “Jeta osh qef”, është filmuar rreth një vit më parë në shkollen “Gjon Ndoci”, Bushat, Shkoder. “News 24” raporton se mësuesja është Nevila Duraj dhe ajo ka pranuar për televizionin se ngjarja ka ndodhur një vit më parë e për këtë nuk kanë dijeni prindërit dhe as nuk është kontaktuar nga Ministria e Arsimit. Sipas “News 24”, nxënësi ka thënë se është ankuar në drejtori, por nuk është marrë asnjë masë. 

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.