JA MESAZHI: Poston foto e buzëqeshur me fëmijët, pranë kufomës së burrit!

Postuar në 14 Shtator, 2015 22:11

Mike Settles ishte vetëm 26-vjeç kur u nda nga jeta përpara disa ditësh, duke lënë bashkëshorten dhe dy fëmijët në moshë shumë të re. Tani gruaja e tij Eva Holland, ka publikuar këtë foto në Facebook  pranë arkivolit të hapur të Mike, duke kërkuar që të përcjell një mesazh për të gjithë të tjerët.

Ajo shkruan:’Ju mund të mendoni se kjo nuk do t`ju ndodhë kurrë ju, por gjejeni çfarë, edhe burri im mendonte të njëjtën gjë dhe ja ku është tani.’ Në këtë mënyrë Eva është përpjekur të përcjellë një mesazh e të bëjë një thirrje.

Në një intervistë ajo tha se bashkëshorti hoqi dorë nga droga pasi u kthye nga qendra e rehabilitimit, por pas kontaktit me qetesuesit, për Mike ishte  e pamundur të qëndronte larg heroines.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.