Rrëfehet djali Pablo Escobar: E vërteta e vdekjes së trafikantit, keshillat e mençura, sakrifica për familjen!
Djali i trafikatit më të madh në botë Pablo Escobar, ka treguar gjithcka për këshillat e mencura që i dha babai i tij, për sakrificat që kishte bërë ndaj familjes e për më tepër për menyrën se si vdiq, sepse nuk është ajo që të gjithë dimë.
Sebastian Marroquin (djali Pablos, që ndryshoi emër e mbiemër) thotë se ka jetuar në një shëti përrallash, në një pallat mbretëror, me hapsira të pafundme, madje në shtëpi kishin edhe kopësht zoologjik. Por Sebastian jetonte cdo ditë të jetës me frikë.
Ai zbulon se kur familja e Pablos u detyrua që të izolohej ata ndryshonin vendet ku fshiheshin në Medellin cdo dy ditë, dhe kishin 15 vende ku shkonin. Sebastian thekson se ai mund të kthehej në Pablon numër dy por mori vendimin të vazhdonte arkitekturën dhe tani është arkitekt, dizenjator e shkrimtar.
Përsa i përketë sakrificave që Escobar ka bërë për familje një here gjatë një udhëtimi në mbrëmje, trafikati më i kërkuar dogji 2 milionë dollarë për të ndezur një zjarr që familja e tij të ngrohej, sidomos vajza që ishte më e vogla. E më pas leket sa vinin e shtoheshin që ata të përgatisnin dicka për të ngrënë.
Pablo Escobar nuk ka vdekur i vrarë nga policia, djali i tij shton:’Babai më ka thënë se ata nuk do ta vrisnin kurrë. Nëse kishte 15 plumba, 14 ishin për policët por një ishte për të. Babai im ka vrarë veten përpara se ta kapnin ata. Ai më ka këshilluar gjithnjë të mos bëhem si ai, të jem një njeri i edukuar e të qëndroj larg drogues. Një here ai i kërcënoi të gjithë punëtorët se do t`i vriste në moment nëse guxonin të tymosnin mariuanë në sy të fëmijëve të tij.’
Add new comment