Copëza thesari të Muzeut Kombëtar
Ndoshta keni qenë në Muzeun Kombëtar, aty ku ruhen disa nga pasuritë e krijuara apo gjetura në hapësirën tonë. "Pasuri të një kombi", i quan Muzeu Kombëtar edhe gjetjet antike. Po përcjellim disa prej tyre me përshkrimin e bërë nga MK me shpresën se japin kënaqësi, por edhe janë të dobishme për njohjen e shumëkujt.
Foto 12 nga 12

Në shek. I pas Krishtit vihet re një ndikim i fuqishëm i artit romak të portretit. Një nga veprat më të shquara është portreti i Demostenit. Duke qëndruar brenda caqeve të një realizmi të thellë, skulptori ka arritur një përgjithësim artistik, duke shprehur gjendjen shpirtërore dhe psikologjinë e tij në një periudhë të vështirë krize politike dhe shoqërore. Demosteni Shek. I pas Krishtit Apoloni Materiali i përdorur: Mermer
Add new comment