Eksperti Epstein: Google mund të vendosë fituesin e zgjedhjeve presidenciale 2016 në SHBA. Ja sesi

I njohur për skepticizmin e tij ndaj rrjeteve gjigande të komunikimit, psikologu Robert Epstein, nga Instituti Amerikan për Kërkime dhe Teknologji, thotë se Google mund të manipulojë zgjedhjet presidenciale 2016 në SHBA. Kështu, motori më i përdorur i kërkimit në të gjithë botën është shumë i fuqishëm dhe zgjedhjet kombëtare janë aq të tendosura, saqë edhe një algoritëm i fshehtë i “Google” do të trondiste presidencialet 2016 në Amerikë. Në një shkrim për “Politico.com”, Robert Epstein ka thënë se skuadra e tij e studiuesve kanë parë sjelljen e votuesve të pavendosur që janë më të ekspozuar ndaj manipulimit të rezultateve të kërkimit. Studimi është realizuar në persona anonimë, që përfshinë 4500 votues të pavendosur në SHBA dhe Indi. Duke shfaqur rezultate që tregojnë një favorizim sado më të lehtë të një kandidati të veçantë, kërkimet zhvendosin opinionin drejt këtij kandidati. Studimi thotë se, vlerësimi për një kandidat u rrit nga 37 në 63% brenda 15 minutash të sesionit të kërkimit. “Algoritmi është dizajnuar të nxjerrë ‘përgjigjet përkatëse’ dhe favorizimi i tyre për një person apo një tjetër, “mund të minojë besimin e njerëzve në rezultatet tona dhe kompaninë tonë", është shprehur një zëdhënëse e Google. Por kjo përgjigje nuk e bind Epstein. Ai jep si shembull skenarin “Uestern Union” dhe zgjedhjen e presidentit të 19 të SHBA, Radhërford Hejs në zgjedhjet e vitit 1976.
Ky precedent i “king-making” mori shkas nga fakti që kompania e njohur kishte asokohe monopolin e komunikimeve në SHBA. Dhe para zgjedhjeve, bëri gjithçka kishte në dorë që vetëm lajme pozitive për Hejsin në dilnin në media. Pa harruar që telegramet e kundërshtarit të Hejsit, t’i lexonte edhe stafi i tij.
http://www.politico.com/magazine/story/2015/08/how-google-could-rig-the-...
Add new comment