"Mbreti i Romës", mafia sfidon shtetin në varrimin e "padrinos" Vittorio Casamonica

Postuar në 22 Gusht, 2015 17:56

"Mbreti i Romës", mafia sfidon shtetin në varrimin e "padrinos" . Varrimi hollivudian i Vittorio Casamonica, bossi i klanit nga Roma me të njëjtin emër, ka lënë pas një lumë plot me polemika dhe indinjim. “Nuk e dija që ishte kriminel, nuk mund të tërhiqesha pas”, tha don Giancarlo Mattei, prifti që kreu shërbesat fetare të funeralit. “Nuk kisha dijeni”, theksoi don Mattei për gazetën Il Messaggero. “E mora vesh vetëm në momentet e fundit farë po ndodhte, thuajse rastësisht. Kisha vënë re disa pasiguri në sytë e bashkëvëllezërve të mi. E mora vesh vetëm në fund se çfarë po nodhte. Disa prej tyre më thanë: ‘Atëhere do ta celebrosh ti?’ Unë nuk u tërhoqa pas. Çfarë mund të bëja?  Falja iu jepet të gjithëve”.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.