Mazhoranca nuk sakrifikon reformën në drejtësi

Postuar në 06 Gusht, 2015 11:55

Kryetari i Komisionit te Reformes ne Drejtesi, Fatmir Xhafaj u shpreh sot se nuk mund të mendohet një reformë pa opozitën, por sipas tij  kjo reformë e nisur tashmë nuk mund të sakrifikohet për konsensusin politik në vend. “Konsensusi është i nevojshëm kur i shërben reformës, por jo reforma të sakrifikohet për konsensusin. Ne e kemi pritur opozitën, kemi dialoguar, kemi reflektuar edhe mbi kërkesa të opozitës. Vetëm për ti dhënë mundësi opozitës, dhe jo vetëm asaj, që kushdo të jetë pjesë dhe kontributor i kësaj reforme”, deklaroi Xhafaj. Ai tha se Kushtetuta do të preket në pjesën e Prokurorit të Përgjithshëm për t’I dhënë më shumë kompetenca. Ndërsa për mënyrën e zgjedhjes së Presidentit, Xhafaj theksoi se “Kjo s’ka të bëjë me atë që ikën apo me atë që është. Ka të bëjë me institucionin e Presidentit. Ka dy opsione, që të mbetet kështu siç është ose të rikthehet në formulën e mëparshme. Ekspertët kanë arritur në përfundimin se ndryshimi i formulës me të njëjtat kompetenca ka ndryshuar balancën e pushteteve. Nuk mund të thuash që do zgjidhem me 71 vota dhe të kesh kompetencat e një Presidenti të zgjedhur nga populli”-theksoi Xhafa. Kreu I Komisionit të Ligjeve po ashtu deklaroi se ngritja e Byrosë së Hetimit do të jetë pjesë e reformës në drejtësi. Duke pranuar problemet që sistemi i drejtësë shqiptare ka, Xhafaj shtoi se me keëtë reformë nuk do i bëhet makiazh sistemit, por një operacion kirurgjikal. “Situata në sistem është kritike, ka paaftësi, korrupsion dhe mungesë dinjiteti e përgjegjshmërie që e bëjnë sistemin të varet nga ndikimi politik, e çojnë në duart e më të pasurve, bëhen favore për të pasurit. Nuk do bëhet makijazh, por ndërhyrje kirurgjikale që të shëndoshim pjesën e këtij sistemi, të ndahemi nga të paaftët dhe të inkriminuarit në sistem”, tha Xhafaj.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.