Eksperiment social: Vetëm i pastrehu e ktheu portofolin e humbur!

Postuar në 17 Nëntor, 2014 19:13

Humbja e portofolit është makth, jo vetëm për paratë, por sidomos dokumentet. E, cilat janë gjasat që ta gjeni atë, apo që dikush t’ua kthej? Gjasat janë të vogla, por megjithatë ka shpresa, ndonjëherë nga ai që nuk pret.
Viral Brothers kanë bërë një eksperiment social. Ata donin të shihnin reagimet se si personi në afërsinë tuaj reagon kur e humbni portofolin.
Reagimet e njerëzve ishin të njëjta: e merrnin pa fjalë!
Por, një i pastrehë reagoi ndryshe. Pa ditur se çfarë po ndodh, ai ia ktheu portofolin personit që e “humbi”.
Ekipi që realizoi eksperimentin e shpërbleu të pastrehun zemërmirë me njëmijë dollarë, ndërsa reagimi i tij ishte shumë prekëse.