zjarr

Zjarr kabinave të Rrugës së Kombit në Kalimash (Video)

Postuar në 31 Mars, 2018 12:28

Banorë të Kukësit dhe Kosovës janë përplasur me policinë teksa nisën protestën kundër taksës së vendosur për kalimin në rrugën e Kombit. Protesta nisi në orën 11:00 në afërsi të sporteleve ku do të paguhet tarifa ndërsa qytetarët fillimisht bllokuan qarkullimin dhe më pas qëlluan me gurë sportelet e firmës konçesionare.

Polcia është dorëzuar para protestuesve ndonëse në Kukës ndodhen edhe Forcat e Ndërhyrjes së shpejtë. Situata vijon të jetë e tensionuar dhe siç tregojnë edhe pamjet. Mësojmë se kabinave të firmës konçesionare u është vënë zjarri.

Kaos në kampin e emigrantëve në Lesvos, 3 të lënduar nga zjarri

Postuar në 02 Qershor, 2016 11:40

Një qendër e izolimit të refugjatëve në ishullin grek Lesvos është përshirë në flakë gjatë natës, si pasojë e përleshjeve midis refugjatëve afganë dhe pakistanezë. Mediat raportojnë se ka patur dhjetra të lënduar, tre prej të cilëve janë dërguar në spital.
Sekuenca nga zjarri janë projektuar në rrjetin social Twitter, nga i dërguari i gazetës britanike, The Independent, në ishull.
Zjarri ka shkatërruar një pjesë të konsiderueshme të infrastrukturës së komisariatit të lartë të OKB-së për regujatët (UNHCR), përfshirë depo me veshmbathje dhe ushqime.

Zjarri "prish" festën e ndërrimit të viteve në Dubai(video)

Postuar në 31 Dhjetor, 2015 19:32

Në Dubai, mbrëmja e ndërriit të viteve është shoqëruar me një ngjarje dramatike. Një hotel me pesë yje, “Address Hotel”, ka marrë flakë dhe nga pamjet e publikuara duket se situata është serioze.

Bukuresht, zjarr në një klub nate, humbin jetën 27 të rinj, 150 plagosen

Postuar në 31 Tetor, 2015 08:52

Njëzet e shtatë persona, kryesisht adoleshentë dhe të rinj humbën jetën dhe mbi 150 të tjerë u plagosën pas shpërthimit të një zjarri në një klub nate në Bukuresht. Ngjarja ka ndodhur mesnatën e 30 tetorit në  “Colectiv club”. Sipas ministrisë së Shëndetësisë, Raed Arafat  janë 155 persona të cilët po trajtohen në spitalin e Bukureshtit në Rumani. Zjarri dyshohet se ka rënë nga fishekzjarret që u hodhën brenda dhe jashtë lokalit. “Informacioni i vetëm që kemi është se në klub janë përdorur  fishekzjarre dhe më pas ndodhi tragjedia. Sigurisht, kjo është nën hetim” tha  Arafat për BBC.

Subscribe to RSS - zjarr