Vojsava Ismailaj

Dëshmia e Vojsava Ismailajt: Pata presion nga shteti

Postuar në 01 Tetor, 2015 09:00

Thuajse një orë ka zgjatur dëshmia e bashkëshortes së Kastriot Ismailajt në Policinë e Tiranës. Sektori i Antikorrupsionit në Policinë e Tiranës filloi dje marrjen në pyetje të personave, emrat e të cilëve ishin përmendur në letrën që Spartak Braho u dërgoi krerëve të shtetit. Gjatë dëshmisë së saj në Policinë e Tiranës, Vojsava Ismailaj shoqërohej nga avokati Vladimir Meçi. Ajo u fut në ambientet e Policisë rreth orës 16:30 dhe doli rreth një orë më pas.

E shoqja e Ismailajt për letrën e Brahos: Shteti po na kërcënon të tërhiqemi nga arbitrazhi

Postuar në 28 Shtator, 2015 20:35

Bashkëshortja e Kastriot Ismailajt, Vojsava Ismailaj, ka folur sot në Top Channel duke deklaruar se nuk e ka kërcënuar Tom Doshi. Ajo ka folur pas një letre sekrete të deputetit Spartak Braho që pretendonte se ajo po kërcënohej nga Tom Doshi dhe Dritan Prifti. "E kam takuar në hotel Sheraton dhe nuk kemi folur për aferën e CEZ, kemi biseduar për gjëra të tjera”, tha gruaja. Sipas saj, e vetmja gjë që ka folur për Kastriotin ka qenë kur Toma e pyeti se si ishte puna e tij. Por pasi ka mohuar implikimin e Tomës, Vojsava tha: "ky është një kërcënim nga shteti shqiptar".

Subscribe to RSS - Vojsava Ismailaj