veprat e artit

Ukrainë, në bunker edhe Krishti (FOTO)

Postuar në 06 Mars, 2022 20:34

Qyteti Lviv në Ukrainë u “zhvesh” nga veprat e artit nga frika e shkatërrimit që mund të sjellë lufta.

Statuja e Krishtit Shpëtimtar u hoq nga katedralja armene - së bashku me vepra të tjera arti nga qyteti - dhe u dërgua në një bunker të sigurt.

Vendimi u mor nga autoritetet komunale, në bashkëpunim me ato të kulturës, për të mbrojtur trashëgiminë arkitekturore dhe artistike të qytetit në rast të një sulmi nga rusët.

Statujat e sheshit të tregut, në zemër të qytetit, u ‘ambalazhuan’ më pas për t’i shpëtuar nga çdo vale të mundshme goditëse.

Marifetet e tregut të veprave të artit, "Vajza me balonë" del në ankand me 6-fishin e çmimit fillestar

Postuar në 04 Shtator, 2021 13:33

Në vitin 2018, një vepër e artistit të rrugës, Banksy, u shit në ankand për 1 milionë paund (1.4 milionë dollarë). Vetëm pak minuta pas zhurmës së çekiçit që shënon kalimin e veprës te blerësi i ri, “Vajza me balonë” nisi të pritej në copa, pa e prekur ende njeri. Vepra ishte pajisur me një mekanizëm vetëshkatërrues, i cili nuk funksionoi mirë, duke e lënë pikturën gjysmë të prerë në shirita. Vetë autori që prej vitesh ruan anonimatin la të kuptohej se diçka nuk shkoi dhe plani nuk u çua në fund.

Si do ta ndryshojnë tregun e artit ligjet e reja kundër pastrimit të parave

Postuar në 13 Mars, 2021 15:02

Julian Stallabrass, akademik në Institutin e Artit Courtauld, shkruante në “London Review of Books” në 2013 se "sa më shumë arti hyn në punë për investime, mashtrim me taksat, pastrim parash dhe hyrje në elitë", aq më shumë shfaqet padobishmëria e tij parimore” në panaire. Qëndrimi polemik i Stallabrass ndaj tregut të artit pasqyron raste reale të shkeljes së ligjit dhe qëndrimet e disave që e shikojnë artin si mall të luajtshëm me vlerë subjektive.

Skandali me falsifikimin e veprave të artit

Postuar në 17 Shtator, 2019 12:06

Arrestimi disa ditë më parë i një piktori italian me akuzën e falsifikimit të veprave të artit është kulmi i një investigimi  që përfshin disa nga muzetë, koleksionistët, tregtarët dhe shtëpitë më të famshme të ankandeve në botë.

Më 10 shtator, një piktor i panjohur, 61-vjeçari Lino Fronzia, u arrestua nga policia në veri të Italisë dhe po mbahet në paraburgim në pritje të ekstradimit të tij në Paris për t’u marrë në pyetje nga autoritetet lokale që kanë hetuar për pesë vjet çështjen e një rrjeti ndërkombëtar të falsifikimitë të veprave të artit.

Subscribe to RSS - veprat e artit