Skandali me falsifikimin e veprave të artit

Postuar në 17 Shtator, 2019 12:06

Arrestimi disa ditë më parë i një piktori italian me akuzën e falsifikimit të veprave të artit është kulmi i një investigimi  që përfshin disa nga muzetë, koleksionistët, tregtarët dhe shtëpitë më të famshme të ankandeve në botë.

Më 10 shtator, një piktor i panjohur, 61-vjeçari Lino Fronzia, u arrestua nga policia në veri të Italisë dhe po mbahet në paraburgim në pritje të ekstradimit të tij në Paris për t’u marrë në pyetje nga autoritetet lokale që kanë hetuar për pesë vjet çështjen e një rrjeti ndërkombëtar të falsifikimitë të veprave të artit.

Një urdhër arresti është lëshuar edhe kundër tregtarit të artit Giuliano Rufini, i cili jeton afër Fronzia-s, dhe ka shitur shumë piktura të piktorëve klasikë për miliona euro në dekadat e fundit. Ky rast i çuditshëm përfshin disa muze të famshëm si Louvre, Galeria Kombëtare e Londrës dhe Muzeu Metropolitan i Nju Jorkut, si dhe tregtarë të shquar të artit si Mark Weiss, Conrad Bernheimer, por edhe Sotheby gjithashtu. Kjo e fundit në vitin 2017 u detyrua t'i paguante 840,000 dollarë blerësit të një pikture të Shën Hieronimusit, që i atribuohej piktorit italian të shekullit të 16-të, Parmigianino, por u vërtetua si e rreme nga specialistët në laboratorin analitik Orion në Massachusetts.

Shën Hieronimusi i Parmigianino besohet të jetë e falsifikuar

Në Londër është duke u hetuar një vendim i shtëpisë Sotheby për për të shitur  për 11 milion dollarë një portret që dyshohet se është falsifikim i një pune të Frans Hails, një përfaqësues i epokës së artë të pikturës holandeze.  Megjithatë, tregtari i artit Mark Weiss, i cili menaxhoi shitjen, ende insiston që piktura është autentike.

Ky rrjet mund të jetë përgjegjës për ekzistencën dhe tregtimin e veprave me vlerë më shumë se 200 milion euro, në veçanti veprave që u atribuohen piktorëve të mëdhenj klasikë. Piktura e parë që u sekuestrua ishte "Afërdita", Lucas Cranach, në vitin 2016, gjatë një ekspozite punimesh që i përkisnin princit të Lihtenshtajnit. Princi e kishte blerë veprën nga Rufini.

Shën Françesku i El Greco, një tjetër pikturë që ishte e falsifikuar

Në maj të vitit 2018, policia kapi në Treviso një vepër të El Greco që përshkruan Shën Françeskun, që dyshohej si vepër e rreme. Ish-zv/ministri i Kulturës , Vittorio Zgarbi, kërkoi që vepra të kthehej, duke siguruar se ishte "një punë autentike nga El Greco", ndërsa i quante hetimet e prokurorisë franceze "një çështje qesharake".  Sgarbi tani është nën hetim. Skandali duket se kërcënon tërë botën e marketingut të artit, ku fitimet janë marramendëse dhe askush nuk është i dyshuar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.