variantet

Sputnik V “kërkon” ndihmën e inxhinierisë gjenetike për variantet e reja

Postuar në 03 Prill, 2021 18:31

Studiuesit rusë do t’i dorëzohen inxhinierisë gjenetike në përballjen me variantet e reja të SARS-CoV-2. Ajo do të përdoret për të përshtatur Sputnik V, brenda 48 orësh, për të luftuar çdo variant të ardhshëm të virusit vdekjeprurës.

Instituti Gamaleya, i njëjti që zhvilloi vaksinën muaj më parë, ka zbuluar edhe mënyrën e re të përditësimit të saj me variantet e reja.

Duhen vaksina të reja brenda 2021

Postuar në 30 Mars, 2021 16:22

Pritej me padurim për të vënë nën kontroll pandeminë, por vaksina nuk është zgjidhja përfundimare. Brenda një viti, botës mund t’i duhet një formulim i modifikuar i vaksinës kundër virusit SARS CoV-2. Konkluzioni del në një studim të hartuar nga një grup epidemiologësh, virologësh dhe specialistëve të sëmundjeve infektive.

Jemi shumë larg fundit të CoVid-19

Postuar në 22 Shkurt, 2021 19:43

 

Në SHBA rastet e reja janë në rënie dhe vaksinimet në rritje. Kjo mund t’i bëjë amerikanët të ndihen optimistë për atë që ndihet si një pikë kthese. Por pikërisht në këtë moment, përhapja e pakontrolluar e COVID-19 merr një kthesë tjetër: viruse mutante ose variante, disa prej të cilave po rezultojnë të vështira për t'u kontrolluar.

Pfizer: Vaksina jonë, efektive edhe ndaj variantit britanik dhe afrikanojugor të SARS-CoV-2

Postuar në 31 Janar, 2021 13:21

Kompania Pfizer njofton se “pas një studimi paraprak” vaksina e zhvilluar prej saj kundër CoVid-19 është efektive edhe ndaj mutacioneve të reja të virusit, si ai britanik dhe ai afrikanojugor. 

Teksa këto gjetje njoftojnë se nuk ka nevojë për një vaksinë të re për të adresuar shfaqjen e varianteve të reja, kompanitë janë të përgatitura të përgjigjen nëse një variant i SARS-CoV-2 shfaq të dhëna se i shpëton imunitetit të krijuar nga vaksinat

Subscribe to RSS - variantet