Duhen vaksina të reja brenda 2021

Postuar në 30 Mars, 2021 16:22

Pritej me padurim për të vënë nën kontroll pandeminë, por vaksina nuk është zgjidhja përfundimare. Brenda një viti, botës mund t’i duhet një formulim i modifikuar i vaksinës kundër virusit SARS CoV-2. Konkluzioni del në një studim të hartuar nga një grup epidemiologësh, virologësh dhe specialistëve të sëmundjeve infektive.

Parashikimi i zymtë vjen nga dy të tretat e të anketuarve, sipas Aleancës së Vaksinave të Popullit, një koalicion i organizatave mes të cilave Amnesty International, Oxfam dhe UNAIDS, të cilët kryen një sondazh me 77 shkencëtarë nga 28 vende. Gati një e treta e të anketuarve treguan se afati kohor ishte rreth nëntë muaj ose më pak.

Mbulimi i paplotë me vaksina në shumë vende do ta bënte më të mundshme shfaqjen e mutacioneve rezistente ndaj vaksinave, thanë 88% e të anketuarve, të cilët punojnë nëpër institucione të njohura që nga "Johns Hopkins", Yale, Imperial College, London School of Hygiene & Tropical Medicine Universiteti i Edinburgut.

“Mutacione të reja lindin çdo ditë. Ndonjëherë ato gjejnë një vend që i bën më të afta se paraardhësit e tyre. Këto variante fatlume mund të transmetojnë në mënyrë më efikase dhe potencialisht të shmangin përgjigjet imune ndaj llojeve të mëparshme”, thotë Gregg Gonsalves, profesor i asociuar i epidemiologjisë në Universitetin e Yale.

Në qoftë se nuk vaksinojmë botën, ne e lëmë fushën e lojës të hapur për gjithnjë e më shumë mutacione, të cilat mund të gjenerojnë shkatërrojnë variante që mund të shmangin vaksinat tona aktuale dhe të kërkojnë doza përforcuese.

Pfizer dhe Moderna, dy vaksinat mRNA kanë rezultuar deri tani më efektive ndaj varianteve të SARS CoV-2. Por ato nuk kanë gjasa të arrijnë në vendet e varfëra, duke pasur parasysh që janë shumë më të kushtueshme dhe kanë kërkesa relativisht të vështira për ruajtjen e temperaturës.

Ndërkohë që vendet e pasura si Britania dhe SHBA-të kanë administruar të paktën një dozë vaksine në më shumë se një të katërtën e popullsisë së tyre dhe kanë siguruar qindra miliona doza të tjera furnizime, vende si Afrika e Jugut dhe Tajlanda nuk kanë arritur të vaksinojnë as 1% të popullsisë së tyre. Madje ka vende që ende nuk kanë administruar as dozën e tyre të parë.

Covax - koalicioni global i iniciativës së vaksinave që synon t'i kundërvihet të ashtuquajturit nacionalizëm vaksinash – planifikon të furnizojë të paktën 27% të popullsisë së vendeve me të ardhura më të ulëta me vaksina brenda vitit 2021.

  / The Guardian / 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.