uzurpimi

Për çfarë votohet dhe kush voton në Kongresin e 19 Marsit në Partinë Socialiste?

Postuar në 02 Mars, 2016 18:42

Për çfarë do votohet në Partinë Socialiste të dielën në 19 Mars? Nga ajo çka shihet në media duket se trupa e asaj çka kreu aktual ka vendosur ta quajë PS ( numri i servilëve e rrogëtarëve të momentit i rreshtuar në listat më se fluide e shpesh fiktive të organizatave) do të shkojë në kutinë e votimit me rezultat 99,9% për kryetarin aktual. I ngjan shumë kongreseve të Partisë së Punës ku delegatët plot hare duartrokasin për rikonfirmimin e një lideri të pazëvendësueshëm dhe besimit të verbër në të. Përse ky show? Kujt i nevojitet kjo paradë devocioni te sforcuar?

Subscribe to RSS - uzurpimi