sondazhet

Clinton dhe Trump, dy kandidatët më të papëlqyer në historinë e sondazheve amerikane

Postuar në 31 Gusht, 2016 18:36

Nga sondazhi më i fundit Washington Post/ABC News, rezulton se 59% e amerikanëve që janë regjistruar për votim kanë opinion negativ për Hillary Clinton-in. (Qytetarët amerikanë regjistrohen për votim në mënyrë vullnetare – ata që nuk duan të regjistrohen, nuk votojnë). Në të njëjtën kohë, 60% e amerikanëve që janë regjistruar për votim kanë opinion negativ për Donald Trump-in.

Koeficientët e basteve: Clinton 1.25, Trump 3.8

Postuar në 22 Gusht, 2016 00:01

Portali american RealClearPolitics perditëson rregullisht rezultatet e sondazheve kombëtare dhe të shteteve kryesore të SHBA-së, në lidhje me garën për Shtëpinë e Bardhë. Gjithashtu , ky portal raporton edhe mbi mesataren e koeficintëve të kompanive kryesore të basteve. Aktualisht mesataret e koeficientëve janë 1.25 për fitoren e Hillary Clinton-it dhe 3.8 për fitoren e Donald Trump-it. Këto koerficientë përkthehen afërsisht në 80% probabilitet për Clinton-in dhe 20% për Trump-in.

E.Z.

Sondazhet thonë: Edi Rama nuk është më kryeministër

Postuar në 09 Dhjetor, 2015 21:44

“250 mijë votues të majtë nuk janë të kënaqur me punën e qeverisë për të cilën votuan para dy vjetësh”. Kështu vlerësohet të ketë ndikuar pushteti i tanishëm mbi votuesit e vet(http://www.respublica.al/2015/12/10/protesta-mund-ta-ketë-thelluar-përkrahjen-për-opozitën-por-jo-zgjeruar), mbi një çerek milioni prej tyre. Janë një çerek milioni prej 1 miliona shuplakave që i sosën ditët pushtetit të Sali Berishës.

Protesta mund ta ketë thelluar përkrahjen për opozitën, por jo zgjeruar

Postuar në 09 Dhjetor, 2015 19:12

Në fjalimin që mbajti gjatë protestës së opozitës në 8 dhjetor, Lulzim Basha bëri thirrje për protesta të tjera në ditët në vazhdim, deri në rrëzimin e qeverisë aktuale dhe krijimin e një qeverie teknike. Dhe këtë thirrje ai ua adresoi si atyre që kanë votuar për opozitën, ashtu edhe atyre që s’kanë votuar për të dhe janë të pakënaqur me qeverinë e sotme.

Por goditjet me gurë e me shishe me lëndë djegëse ndaj godinave të kryeministrisë e të dy ministrive, që pasuan thirrjen e mësipërme nuk e përforcuan atë. Përkundrazi, ato mund të kenë patur efektin e kundërt.

Pages

Subscribe to RSS - sondazhet