shqiperi

Koncesionet dhe (mungesa) e bursës. Një mësim nga ngjarja tragjike e Italisë

Postuar në 16 Gusht, 2018 13:11

Aksidenti tragjik në Xhenova të Italisë ka provokuar reagime dhe pasoja në disa drejtime të cilat janë dëshmi të efektit korrigjues të një ekonomie të integruar si ajo italiane. Përtej aspektit politik që ka të bëjë me vendimin e qeverisë në Romë për të ndaluar konçesionet e rrugëve, efekti më domethënës është ndjerë në bursë.

Kotzias: Opozitat në Greqi e Shqipëri, pengje të stereotipeve

Postuar në 21 Korrik, 2018 18:19

I akuzuar për tradhëti kombëtare në raport me me Shqipërinë dhe Maqedoninë, ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias ka folur për  forca politike në opozitë shfrytëzojnë ndjeshmëritë e opinionit për përfitime të ngushta politike. 

Pakti në fund të korrikut

Postuar në 13 Korrik, 2018 13:57

Marrëveshja e shumëpërfolur mes Tiranës dhe Athinës për një seri çështjesh me shumë gjasë do të përmbyllet në fund të këtij muaji. Afatet i dha Komisioneri i Zgjerimit Johanes Hahn gjatë konferencës që pati në Bruksel me kryeministrin Rama, ku sqaroi edhe deklaratën që u intepretua nga disa media dhe opozita greke si dekonspirim i bisedimeve për ndryshim kufijsh.

Ish-Shefi i SHIU-t me shifra personale

Postuar në 09 Qershor, 2018 18:45

Nëse duam të kuptojmë se çfarë individësh drejtojnë institucionet shqiptare, mjafton të dëgjojmë ata që kur janë në detyrë hiqen dhe shiten si të depolitizuar. Kujtojmë këtu përballje tpublike të këshilltarit të Presidentit, Piro Ahmetaj, apo edhe qëndrimet e ish-shefit të Shtabit të Ushtrisë, Xhemal Gjunkshi, aktualisht deputet i Partisë Demokratike. Militantë politikë që dëshirojnë të afirmohen me deviza gjoja ideologjike ndonëse në detyrë janë për të tjera cilësi.

Rasti Stepinac, një model i dobishëm për rivlerësimin dhe celebrimin e figurave të historisë së afërt

Postuar në 16 Shtator, 2017 13:19

Vatikani duket se ka gjetur gjuhën e përbashkët me kishën ortodokse serbe lidhur me vlerësimin e figurës së kardinalit Alojzije Stepinac. Në një intervistë për revistën “Cord”, Nunci Apostolik i Vatikanit në Serbi, Luciano Suriani, ka vënë në dukje se për figurën dhe veprimtarinë e Stepinac, kreu i kishës katolike kroate gjatë regjimit të ustashëve në Luftën II Botërore, ekziston tanimë një gjykim i përbashkët i komisionit miks të krijuar mes përfaqësuesve të Vatikanit dhe Kishës Ortodokse Serbe.

TAP përfundon 50% të punimeve, gazi i parë vjen në 2020

Postuar në 07 Shtator, 2017 20:25

Përfundimin e 50% të punimeve  të gazjellësit TAP në drejtim të fushave të studimit, prokurimit dhe ndërtimit, njoftoi sot konsorciumi  TAP 16 muaj pas fillimit të projektit. Kontraktuesit e TAP kanë pastruar dhe shtrirë në tokë rreth 70% të tubacionit në Greqi dhe Shqipëri (539km nga një total prej 765km).

Fondacioni Maarif, dega ideologjike e pushtetit të Erdogan, hap universitetin e parë në...Shqipëri

Postuar në 06 Shtator, 2017 14:52

Stokholm Center for Freedom(SCF) publikonte dje një opinion të autorit Abdullah Bozkurt, që i dedikohej Fondacionit Maarif. Sipas këtij autori, fondacioni në fjalë është një strukturë gjigande me synime edukative dhe fetare pas të cilit qëndrojnë ambiciet e presidentit turk, Erdogan, për përhapjen e islamit politik dhe ndikimit turk.

Bujqësori i Kamëzës, Universiteti më i mirë në Shqipëri

Postuar në 07 Gusht, 2017 17:39

Universiteti Bujqësor në Kamëz mbetet Institucioni më i mirë i Arsimit të Lartë në Shqipëri. Vlerësimi vjen nga Këshilli i Lartë për Kërkimet Shkencore me qendër në Spanjë, i cili ka publikuar rezultatet e vitit 2017-të për universitetet më të mira për çdo shtet, përfshirë Shqipërinë.

1 vit nga grushti i shtetit në Turqi/Solidaritet me Erdoganin nga disa OJQ shqiptare

Postuar në 17 Korrik, 2017 11:34

Sot në faqen online të agjencisë “Balkanweb” dhe në faqen online të “Gazeta Shqiptare” është shfaqur ky njoftim:

Ne si Organizata të Shoqërisë Civile në Shqipëri dënojmë përsëri fuqishëm tentativën për grusht shteti që Organizata Terroriste Fetoiste (FETO) organizoi më 15 korrik 2016 në Turqi, në një vend mik dhe partner strategjik me Shqipërinë.

Bilanci pa bilanc i bashkimit qeveritar të Shqipërisë me Kosovën

Postuar në 26 Maj, 2017 12:42

Intervistë e Ministrit të Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati për televizionin RTK në Kosovë

Pages

Subscribe to RSS - shqiperi