Kotzias: Opozitat në Greqi e Shqipëri, pengje të stereotipeve

Postuar në 21 Korrik, 2018 18:19

I akuzuar për tradhëti kombëtare në raport me me Shqipërinë dhe Maqedoninë, ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias ka folur për  forca politike në opozitë shfrytëzojnë ndjeshmëritë e opinionit për përfitime të ngushta politike. 

“Ne kemi probleme me Shqipërinë, madje edhe 90 vjeçare. Çështjet mbetën të pazgjidhura pasi u ekspozuan në një masë pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, shtuar këtu  faktin  që qeveritë e mëparshme, edhe nëse donin të zgjidhnin disa prej tyre, i lanë në mes të rrugës. Le të marrim si shembull ligjin e luftës. A mund të imagjinojmë se jemi akoma dy vendet në luftë? Opozitat, në të dy anët e kufirit, po përpiqen të punojë mbi këtë bazë, mbi zemërimin e njerezve. Për të riprodhuar stereotipet negative dhe paragjykimet mes popujve. Arritën të thonë se Greqia humbi Epirin e Veiut për shkakun tim”
I pyetur nëse një marrëveshje me Shqipërinë do të shkaktojë të njëjtat reagime si pakti me Maqedoninë Kotzias dha këtë përgjigje.
 “Kam shpresën se do të ketë më shumë pjekuri sa i përket zgjidhjeve për çështjet që kemi me Shqipërinë. Ne duam miqësi mes popujve dhe një politikë të bashkëjetesës paqësore midis shoqërive tona. Personalisht, unë gjithmonë i kam admiruar studentët e mi të shkëlqyer shqiptarë në Universitetin e Pireut, të cilët janë bërë mësues në vendin e tyre”
Deputetët e Demokracisë së Re kanë iniciuar një seancë dëgjimore me ministrin grek për të bërë transparencë mbi marrëveshjen e pritshme me Shqipërinë, pasi qeveria greke akuzohet për mungesë transparence në bisedimet me Tiranën. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.