shperndarja

Matematika e trurit

Postuar në 24 Gusht, 2023 23:16

Një studim i ri për shpërndarjen e neuroneve është një hap përpara në njohjen e organizimit të trurit të gjitarëve. Studiuesit e Forschungszentrum Jülich dhe Universitetit të Këlnit (Gjermani) kanë zbuluar se si dendësia e neuroneve shpërndahet nëpër dhe brenda zonave kortikale në trurin e gjitarëve. Ata kanë zbuluar një parim themelor organizativ të citoarkitekturës kortikale: shpërndarjen e densitetit të neuroneve, një rregullim që luan rol vendimtar në formësimin e strukturës dhe funksionit të trurit.

Propozimi çek/Shpërndarje mbi bazë vullnetare të imigrantëve në vendet e BE-së

Postuar në 28 Tetor, 2022 18:59

Politico” njofton se Bashkimi Europian është duke shqyrtuar një draft për të shpërndarë numrin e imigrantëve në vendet anëtare, me një kuotë prej 5000 -10 000 në vit.

Pabarazitë e vaksinës/ Si u nda në dy pjesë Bashkimi Europian

Postuar në 16 Shkurt, 2022 15:39

Që në krye të herës, Bashkimi Europian premtoi shpërndarjen e barabartë të vaksinës, megjithatë nga një analizë e kryer së fundmi del se ajo nuk ka qenë e tillë. Studimi i kryer me të dhënat mbi shpërndarjen, rishitjen dhe dhurimet e vaksinave të ndryshme gjatë këtij viti të parë të fushatës së vaksinimit tregon se midis planeve të Komisionit dhe vënies së tij në zbatim nga shtetet anëtare ka një dendek.

OBSh: Duhen 11 miliardë doza deri në shtator për të arritur objektivin e vaksinimit

Postuar në 23 Korrik, 2021 23:12

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, bëri thirrje sot që vendet e pasura të shpërndajnë vaksinat anti-CoVid-19 për të frenuar pandeminë. Sipas tij deri në muajin shtator duhen shpërndarë 11 miliardë doza në mënyrë që të arrihet objektivi i vaksinimit të të paktën 10% të popullsisë së çdo vendi. 

Shpërndarja e dozave është një zgjidhje afatshkurtër. 75% e 3.5 miliardë vaksinave kanë shkuar aktualisht në vetëm 10 vende

tha ai. 

Numrat e thjeshtë(prim) nuk janë rastësorë

Postuar në 16 Mars, 2016 03:45

Dy matematikanë të Universitetit të Stanford në SHBA kanë zbuluar se numrat prim – të thjeshtë - nuk janë rastësorë. Në një punim të publikuar në “arXiv”, Robert Lemke Oliver dhe Kannan Soundararajan thonë se shifrat e fundit të numrave prim nuk janë rastësorë. P.sh në verifikimin e numrave të parë të shkallës së milionave, u vu re se numrat prim që mbaronin me “1” ndiqeshin nga një numër prim që mbaronte po me “1” në 18.5% të rasteve. Primët që mbaronin me “3” apo “7” ndiqeshin nga “1” 30% të rasteve dhe primët që mbarojnë me “9” ndiqen nga “1” në 22% të rasteve.

Na vjedhin dhe na gënjejnë për çmimin e energjisë*

Postuar në 02 Shtator, 2015 15:18

Humbjet e energjisë janë një fenomen i pashmangshëm i prodhimit transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë. Shkurtimisht: kemi humbje në prodhim nga harxhimet për fushen manjetike në gjeneratorët e prodhimit dhe nga rryma elektrike që qarkullon aty; humbjet reaktive dhe humbjet nëpër transformatorët e fuqishëm ngritës nëpë central. Pastaj kemi humbjet në transmetimin e energjisë, të cilat gjithashtu janë aktive nga kalimi i rrymës nëpër përcjellësa dhe reaktive nga pozicioni i përcjellësve të linjave të Tensionit të Lartë.

Subscribe to RSS - shperndarja