rryma

Shenjat e para të kolapsit të Golfstream

Postuar në 05 Gusht, 2021 20:40

Rryma e Gjirit ka pësuar ndryshime dhe pasojat në nivel planetar mund të jenë katastrofike. Shkencëtarët e klimës kanë zbuluar shenja që paralajmërojnë kolapsin e kësaj rryme, shumë e rëndësishme për klimën e planetit.

Hulumtimi gjeti "një humbje pothuajse të plotë të stabilitetit gjatë shekullit të kaluar" të rrymave që studiuesit e quajnë Qarkullimi Kthyes Meridional i Atlantikut (AMOC). Rrymat tashmë janë në pikën e tyre më të ngadaltë në të paktën 1 600 vjet, por analiza e re tregon se ato mund të jenë pranë mbylljes.

“Motori” i Altantikut, në momentin më të dobët të mijëvjeçarit

Postuar në 26 Shkurt, 2021 16:39

 

Qarkullimi në Oqeanin Atlantik, pjesë e të cilit është edhe rryma e Gjirit, sistemi i motit që sjell mot të ngrohtë dhe të butë në Evropë, është në nivelin më të ulët në më shumë se një mijëvjeçar. Shkak për këtë mund të jetë prishja e klimës.

Dobësimi i mëtejshëm i këtij qarkullimi mund të sjellë si pasojë stuhi që godasin Britaninë e Madhe, dimra më intensivë dhe një rritje të valës së të nxehtit dhe thatësirave në të gjithë Evropën.

Polarizimi termik i Tokës: Viti 2015 më i nxehti që nga 1880, por në Atlantikun e Veriut u regjistrua temperatura më e ftohtë

Postuar në 25 Shtator, 2015 13:58

Tetë muajt e parë të vitit 2015 ishin më të nxehtët  që nga regjistrimet e vitit 1880. Këto të dhëna jepen nga Administrata Kombëtare për Oqeanet dhe Atmosferën në SHBA. Referuar këture temepraturave të regjistruara në sipërfaqen e ujërave të oqeanit dhe të tokës, theksohet se ky është një viti i rekordit. Mirëpo në një pjesë të Atlantikut, në jug të Groenlandës dhe Islandës, u regjistruan temperatuar shumë të ftohta, që thyejnë prirjen e përgjithshme.

Subscribe to RSS - rryma