risqet legale

Rusia merr përsipër risqet legale për vaksinën e vet anti-CoVid-19

Postuar në 22 Shtator, 2020 14:18

Rusia ka vendosur të ndërmarrë një hap të pazakontë në lidhje me shpërndarjen e vaksinës së vet kundër CoVid-19. Agjencia “Reuters” raporton se Moska ka deklaruar se është e gatshme të marrë përsipër një pjesë të problemeve juridike që mund të krijohen nga efektet e ndryshme të mundshme të vaksinës së zhvilluar prej saj duke mos i lënë të gjithë barrën blerësve potencialë. Në përgjithësi, blerësit kërkojnë garanci nga prodhuesit për çdo problem që do të krijohet, por duket se në këtë rast në lojë është një investim politik shumë i madh.

Subscribe to RSS - risqet legale