Rusia merr përsipër risqet legale për vaksinën e vet anti-CoVid-19

Postuar në 22 Shtator, 2020 14:18

Rusia ka vendosur të ndërmarrë një hap të pazakontë në lidhje me shpërndarjen e vaksinës së vet kundër CoVid-19. Agjencia “Reuters” raporton se Moska ka deklaruar se është e gatshme të marrë përsipër një pjesë të problemeve juridike që mund të krijohen nga efektet e ndryshme të mundshme të vaksinës së zhvilluar prej saj duke mos i lënë të gjithë barrën blerësve potencialë. Në përgjithësi, blerësit kërkojnë garanci nga prodhuesit për çdo problem që do të krijohet, por duket se në këtë rast në lojë është një investim politik shumë i madh. Aq sa aktualisht për një ironi të historisë po flitet për dy vaksina: një perëndimore dhe një ruse.

Rusia është kaq e sigurtë në vaksinën e saj – Sputnik V – saqë nuk ka kërkuar për dëmshpërblim të plotë dhe ky është një faktor i madh diferencues në raport me çdo vaksinë perëndimore. Të gjithë ata po kërkojnë dëmshëprblim të plotë për risqet legale

citohet Kirill Dmitriev, kreu i Russian Direct Fund, fondi shtetëror që financon vaksinën.

Agjencia citon në këtë kuadër, sekretarin e Shtetit për Shëndetësinë në Brazil se agjencitë ruse do të marrin përsipër rreziqet legale. Brazili ka deklaruar se do të blejë 50 milionë doza të vaksinës ruse. Ky është një problem shumë i ndjeshëm sidomos tani që ka një garë të madhe për vaksinën. Vaksina ruse i është nënshtruar fazës III me 40 000 vullnetarë të cilët nuk paguhen, por kanë përfituar sigurim prej 26 430 dollarësh në rast vdekjeje.

Rezultatet e para priten në muajt tetor-nëntor. Me këtë rast Dmitriev ka shtuar se vendimi i Rusisë nuk ka të bëjë me aventurizmin apo vetëm tregun, por me faktin se efektet e vaksinës janë studiuar prej dekadash.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.