rekrutime

SHBA, 5 mln dollarë për kreun e rekrutimeve të ISIS

Postuar në 19 Nëntor, 2015 08:59

Shtetet e Bashkuara vendosën shifrën prej 5 milionë dollarësh për çdo informacion që do të çonte në kapjen e Abu Muhamad Al Shimali, i njohur ndryshe si njeriu që nxit rekrutimet në Europë, apo në vende të tjerë për llogari të Shtetit Islamik në Irak dhe Siri.

Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, 36 vjecari saudit është përgjegjes i Komitetit të Logjistikës dhe Emigracionit, me fokus rekrutimin e vullnetarëve të huaj dhe garantimin e udhëtimit të tyre në Irak dhe Siri. Ai njihet ndryshe si Tirad Al Xharba.

Emërimet partiake të Briseida Shehajt në Tatime. Në rekrutime kryeson Taulant Balla, i pasuar nga LSI dhe Kokëdhima (faksimilie)

Postuar në 30 Tetor, 2015 21:03

Deputeti Taulant Balla është sekseri kryesor i emërimeve partiake në administratën e Tatimeve. Lapsi.al publikon një faksimilie që provon mënyrën se si njerëzit futen në punë me teserë partiake, nga drejtoresha Briseida Shehaj që ka deklaruar se është e vendosur të bëjë shtet. Aty gjenden plot 372 vetë të "mbështetur" nga deputetë socialistë. Natyrisht ashtu sikurse pritej, numrin më të madh të emërimeve e ka bërë "Flamuri" i PS-së, Taulant Balla, me plot 80 emërime.

Subscribe to RSS - rekrutime