SHBA, 5 mln dollarë për kreun e rekrutimeve të ISIS

Postuar në 19 Nëntor, 2015 08:59

Shtetet e Bashkuara vendosën shifrën prej 5 milionë dollarësh për çdo informacion që do të çonte në kapjen e Abu Muhamad Al Shimali, i njohur ndryshe si njeriu që nxit rekrutimet në Europë, apo në vende të tjerë për llogari të Shtetit Islamik në Irak dhe Siri.

Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, 36 vjecari saudit është përgjegjes i Komitetit të Logjistikës dhe Emigracionit, me fokus rekrutimin e vullnetarëve të huaj dhe garantimin e udhëtimit të tyre në Irak dhe Siri. Ai njihet ndryshe si Tirad Al Xharba.

Departamenti Amerikan i Shtetit shpjegoi se “vendosja e kësaj shifre, nuk lidhet me ndonjë ngjarje të vecantë, përfshirë edhe sulmet në Pari, porse është një vendim i cili po shqyrtohej prej kohësh”. Nderkohë mediat ndërkombëtare raportojnë për ekzekutimin e një pengu norvegjez dhe një kinezi nga Shteti Islamik.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.