Provenzano

Vdes bosi i Cosa Nostra-s, Bernardo Provenzano

Postuar në 13 Korrik, 2016 17:20

"Vdiq si bos, pa thënë asnjë fjalë më shumë se ato që  do të thoshte një kokë e mafias", shkruan gazeta italiane “La Stampa” për Bernardo Provenzano-n,  kapon e Cosa Nostra-s që ndërroi jetënë në spitalin e Milanos, ku ishte shtruar pas problemeve të rënda shëndetësore.

I lindur më 31 janar 1933, Provenzano e filloi aktivitetin mafioz në 1963 i njohur me nofkën ‘Kumbari” dhe për 43 vjet qëndroi i fshehur deri në 2006 ku u kap shumë afër shtëpisë së tij në Corleone të Siçilisë. Bernardo Provenzano ishte krahu i djathtë i Toto Rinës dhe njihej për karakterin e tij të dhunshëm.

Subscribe to RSS - Provenzano