nipi

Erdogan në rolin e gjyshit

Postuar në 07 Prill, 2017 20:34

Në ditët që kanë mbetur nga referendumi për ndryshimin e Kushtetutës në në Turqi Presidenti Rexhep Taip Erdogan përpiqet të tregojë anën e tij njerëzore. Kështu për herë të parë ai shfaqet publikisht edhe në rolin e gjyshit. Një foto e postuar nga gazeta pro-qeveritare Yeni Safak, tregon presidentin turk të ulur me nipin e tij Ahmet duke i mësuar Kur'anin. Erdogan  është e veshur thjesht, me një bluzë dhe syze, duke u treguar Erdogan mbështetësve një anë tjetër të tij, atë të njeriut familjar dhe besimtarit musliman.

Subscribe to RSS - nipi