ne perdorim

Qeveria jep për 20 vjet në përdorim bregun e Palasës dhe Himarës. Përfituesi, Samir Mane

Postuar në 27 Korrik, 2016 21:26

Një pjesë e vijës bregdetare në Palasë e Himarë do t’i jepet për 20 vjet në përdorim një resorti turistik që po ndërtohet nga Balfin Grup,  që drejtohet nga Samir Mane. Vendimi është publikuar në faqen zyrtare të qeverisë, ku thuhet se  qeveria vendos lejimin e përdorimit të brigjeve të detit dhe të zonës përkatëse në funksion të realizimit të projektit investues strategjik “Green Coast”, Palasë, Himarë, zona kadastrale 1481-1739, i cili ka përfituar statusin e investimit strategjik, procedurë e veçantë, me vendimin nr.2/13, datë 14.7.2016, të Komitetit të Investimeve Strategjike.

Subscribe to RSS - ne perdorim