ndarja nga jeta

Ndërron jetë Gëzim Qendro

Postuar në 27 Shkurt, 2018 10:13

Është ndarë nga jeta Gëzim Qendro, kritik dhe historian arti. Lajmi është njoftuar nga ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro që shton se Qendro vuante nga një sëmundje e rëndë.

Qendro kishte doktoruar në Estetikë në Universitetin Paris VIII dhe ka drejtuar departamentin e Art&Dizanjit në Universitetin Polis.

Ai ka qenë aktiv në debatin për artin, ai ka qenë drejtor i Galerisë së Arteve dhe ka disa botime mes të cilave “Arkeologjia e mëngjesit”, “Heronjtë janë të uritur”, “Kinostudio ose Shqipëria e Vjetër” etj..

 

Ndërron jetë Zbigniev Brzezinski

Postuar në 27 Maj, 2017 15:46

Ka ndërruar jetë në moshën 89 vjeçare Zbigniev Brzenzinski, ish-këshilltar për Sigurinë në Presidencën e Jimmy Carter në SHBA. “Një shërbyes publik i shkëlqyer”, e quajti Carter polako-amerikanin që hyn bashkë me Kissinger ndër njerëzit më me ndikim në mendimin politik të SHBA për çështjet e sigurisë.

Ndahet nga jeta Alfred Uçi

Postuar në 26 Tetor, 2016 12:36

Është ndarë nga jeta në moshën 86 vjeçare Alfred Uçi, akademik, studiies i estetikës dhe ish – ministër i Kulturës.
Ai ka qenë profesor në universitetin e Tiranës ku jepte lëndën e filozofisë dhe të estetikës.
Uçi lindi në Korçë më 15 dhjetor 1930. Ai u shkollua në universitetin“Lomonosov” të Moskës (1954). Në vitin 1979–1986 ka qenë drejtor i Institutit të Kulturës Popullore, kryeredaktor i revistës “Kultura popullore” dhe i një vargu botimesh shkencore e dokumentare të atij instituti; në vitin 1987–1990 kryetar i Komitetit të Kulturës e Arteve dhe ministër i Kulturës.

Ndahet nga jeta Gilman Bakalli

Postuar në 08 Tetor, 2016 20:53

Është ndarë nga jeta Gilman Bakalli, ish- deputet i Partisë Demokratike dhe profesor në Universitetin Europian të Tiranës. Bakalli u shkollua për gjermanistikë dhe ishte pjesë e publicistikës shqiptare. Raportohet se ai është prekur nga leuçemia akute, që e ka çuar drejt vdekjes pa i lënë kohë të trajtohet. Bakalli vdiq 49 vjeç.

Subscribe to RSS - ndarja nga jeta