mongolia e brendshme

Kinë, raportohen tre raste me murtajën bubonike

Postuar në 18 Nëntor, 2019 14:00

Kina ka sinjalizuar zyrtarisht se në rajonin e saj të Mongolisë së Brendshme është konfirmuar një rast i prekur nga Murtaja Bubonike. Personi i infektuar është një 55 vjeçar që e mori sëmundjen pasi konsumoi lepur të egër më 5 nëntor të këtij viti.

Ky rast pason dy të tjerë në fillim të këtij muaji në Pekin, por që të dy personat ishin po nga Mongolia e Brendshme dhe sëmundja e tyre kishte përparuar deri në formën e Murtajës së Mushkërive.

Autoritetet po mbajnë në karantinë 28 persona që kanë patur lidhje dhe kontakte me personin e prekur.

Subscribe to RSS - mongolia e brendshme