mishi i kalit

Skandali me mishin e kalit, 66 të arrestuar nga Europol

Postuar në 16 Korrik, 2017 18:45

Europol ka njoftuar arrestimin e 66 personave me dyshimin e tregtisë së mishit të kalit, të papërshtatshmëm për konsum njerëzor. Gjatë operacionit u sekuestruan llogari bankare, pasuri të paluajtshme dhe makina luksoze.Policia spanjolle ka nisur hetimet për një rrjet që kryente therje të kuajve në Spanjë dhe Portugali. Kuajt që thereshin ishin shumë të moshuar ose tërësisht të papërshtatshëm për konsum njerëzor. Përmes dokumentave të falsifikuara ky rrjet e eksportonte mishin në Belgjikë - një nga eksportuesit më të madh të mishit të kalit në Bashkimin Evropian.

Subscribe to RSS - mishi i kalit