mineapolis

Vdekja e George Floyd, Këshilli i qytetit në Mineapolis vendos shkrirjen e departamentit të policisë

Postuar në 08 Qershor, 2020 13:30

Departamenti i policisë në Mineapolis, qyteti ku gjeti vdekjen George Floyd, do të shkrihet. Kjo është vendosur nga Këshilli i Qytetit që ka votuar shpërbërjen e departamentit dhe rikrijimin e tij nga e para.

Ne vendosëm të shkrijmë departamentin siç e kemi tani dhe ta rindërtojmë atë si një model të ri me komunitetin tonë që t’i shërbejë sigurisë publike

citohet kryetarja e Këshillit,  Lisa Bender.

Video/Kaos në ShBA. Kamioni futet mes protestuesve në Mineapolis

Postuar në 01 Qershor, 2020 07:23

Një kamion është futur mes protestuesve në një urë në Mineapolis duke provokuar një situatë të rrezikshme. Kamioni është ndalur dhe mandej protestuesit e kanë nxjerrë shoferin duke e rrahur. Mediat amerikane kanë raportuar se shoferi është arrestuar për një ngjarje që ilustron shkallën e tensionit në një pjesë të shoqërisë amerikane. 

Video/Korrespondenti i CNN në Mineapolis arrestohet live

Postuar në 30 Maj, 2020 11:22

Korrespondenti i CNN në Mineapolis, Omar Jimenez është arrestuar në transmetim live kur ishte duke raportuar për protestat që kanë nisur pas vrasjes së George Floyd. Jimenez është lënë i lirë pak më vonë. 

Arrestohet nën akuzën e vrasjes

Postuar në 29 Maj, 2020 23:51

Pas tri ditëve protesta në Mineapolis, është ekzekutuar arrestimi i policit Derek Chauvin, personi që shfaqet në videoja dramatike që provokoi vdekjen e afroamerikanit, George Floyd.

Subscribe to RSS - mineapolis