marredhenie seksuale

Ndalohet infermieri i nefrologjisë në Elbasan, u kallëzua për ngacmim seksual nga pacientja 16-vjeçare

Postuar në 04 Gusht, 2015 10:22

Policia e Elbasanit njoftoi ndalimin e 26 vjeçarit, Everest Duka me detyrë infermier në pavionin e nefrologjisë në spitalin “Xhaferr Kongoli” Elbasan. Në njoftim thuhet se ky shtetas u ndalua nga efektivat e policisë, pas kallëzimit të bërë nga pacientia e mitur në prani të psikologes dhe të familjarëve. Everest Duka, ka qenë me shërbim në pavionin e nefrologjisë në spitalin “Xhaferr Kongoli ”Elbasan, ku punonte si infermier, ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me pacienten e tij, shtetasen S.B vjeçe 16.

Subscribe to RSS - marredhenie seksuale