letra em vrime

Në Gjirokastër nuk bëjnë hilera. Njerëzit largohen nga puna “me letër me vrimë”

Postuar në 05 Prill, 2016 00:14

Reforma në Drejtësi qenka bërë në Gjirokastër përpara se të nisë në Tiranë. Sot emisioni “Fiks Fare” ka përcjellë atë që ndodh në spitalin e këtij qyteti, ku sanitaret hiqen nga puna, me “letër me vrimë”. “Quhem Ziliha Voco dhe kam telefonuar në emisionin “Fiks Fare” sepse më kanë shkurtuar nga puna. Para 4-5 ditëve, drejtori i spitalit na mblodhi të gjithave në një dhomë dhe mes 30-40 punëtoreve sanitare hodhi shorteun me letra me vrimë. Na tha troç, kujt i bie letra për t’u larguar, do të ikë, të tjerët do të qëndrojnë.  Nga frika asnjëri prej nesh nuk foli.

Subscribe to RSS - letra em vrime