koalicionet

Zgjedhjet e qershorit 2017, karikaturë e asaj që po ndodh në Maqedoni

Postuar në 12 Dhjetor, 2016 14:45

Të gjithë ata që nuk iu pëlqen situata në Shqipëri, nuk do të donin të na ndodhë edhe këtu si në Maqedoni. Duke parë zgjedhjet në Maqedoni fare mirë mund të bësh një projeksion të përafërt të zgjedhjeve të ardhshme në qershor 2017, në Shqipëri. Vendin tonë mund ta krahasojmë vetëm me vendet e vogla fqinjë, për nga niveli i zhvillimit dhe problemet që përballen shoqëritë tona. Po të vihet re, edhe në Malin e Zi u konfirmua qeveria nga zgjedhjet e para disa javëve.

"Aleanca PS-PDIU, e panatyrshme"

Postuar në 24 Tetor, 2016 23:27

Ish – deputeti socialist, Koço Kokëdhima, ka dhënë sot një intervistë për “Opinion”. Kokëdhima ka folur për një sërë çështjesh, duke nisur që nga heqja e mandatit të tij nga Gjykata Kushtetuese, vendim të cilin e konsideroi të ndikuar politikisht “nga e majta dhe nga e djathta”, ka ecur më tej me reformën në drejtësi, me raportet brenda koalicionit dhe qëndrimin e ambasadorëve të huaj.

Kryeministri i 2017-ës: Rama, Basha apo…Meta?

Postuar në 25 Korrik, 2016 22:56

Në ato që shkruajnë e flasin këto ditë njerëzit pranë PD-së, ndjehet një ngazëllim nga fakti që në ditët e fundit të kalvarit të reformës në drejtësi, Meta ishte vendimtar për miratimin e saj jo me 94 vota, por me 140. Ngazëllimi i tyre nuk ka të bëjë ndoshta aspak me mënyrën sesi u votua kjo reformë, por ka të bëjë me mesazhin që u duket se ka dhënë Meta në lidhje me zgjedhjet e ardhshme.

Përse Berisha do që reforma në drejtësi të bëhet pas zgjedhjeve?

Postuar në 01 Prill, 2016 22:33

Nga shkrimet e përditshme të Berishës në faqen e tij në Facebook, si dhe nga deklaratat që bëjnë zëdhënësit e tij (Lulzim Basha, Oerd Bylykbashi, Eduard Halimi etj.), kuptohet qartë se ai synon ta shtyjë me çdo kusht reformën në drejtësi për pas zgjedhjeve parlamentare. Një synim i tillë do të ishte i kuptueshëm politikisht, në qoftë se gjasat për një fitore të koalicionit të rrudhur të PD-së do të ishin të mëdha pas një viti. Por a janë ato të mëdha?

Zgjedhjet nuk janë zgjidhje

Postuar në 17 Mars, 2016 16:57

Meqë po flitet këto ditë për zgjedhje të parakohshme nga ana e drejtuesve të PS-së, duhen bërë disa llogari.

Nga sondzhi i fundit që bëra për Tiranën, si dhe nga një sondazh paraardhës për gjithë Shqipërinë, më rezultonte se, mund të ketë firo në pjesëmarrje nëse zgjedhjet zhvillohen sot, por firoja mund të jetë përpjestimore në të dyja krahët. Me fjalë të tjera, përqindjet elektorale të dy koalicioneve dhe të tri partive kryesore mund të mbeten praktikisht si në zgjedhjet e para tre vjetëve.

Dhe çfarë zgjidhje do të sillnin zgjedhjet e parakohshme?

Opozita ka një strategji: Më mirë Bamiri sesa Iliri

Postuar në 07 Shkurt, 2016 19:40

Partia Demokratike vijon ta shohë si të dobishme strategjinë politike të tensionimit të koalicionit qeverisës. Për thuajse një vit të tërë, një aleancë e paqartë, fluide, e padeklaruar mes Ilir Metës të LSI-së dhe PD-së, më saktë segmentit të drejtuar nga Sali Berisha, u përfol në media dhe në politikë, si një realitet sfidues ndaj PS-së dhe Edi Ramës. Gjithçka në kushtet e një presioni në rritje pas çështjeve me ngarkesë korruptive që dolën në sipërfaqe disa herë.

Shqipëria në udhëkryq si pasojë e koalicioneve politike

Postuar në 22 Janar, 2016 16:19

Elita politikane, drejtuese dhe koalicioniste, qoftë me formim shqiptar apo perëndimor, më krijon ndjenjën sikur po e zhyt Shqipërinë çdo ditë pak e nga pak drejt «humnerës», pavarësisht se mundohet të dëshmojë të kundërtën. Duket sikur atë «dritën në fund të tunelit» do të na duhet shumë kohë për ta dalluar, edhe pse «tunelet shqiptare» nuk është se kanë ndojnë gjatësi metrike apo kilometrike të konsiderueshme. Më mërzit jashtë mase fakti që vendi ynë ende nuk ka arritur të nxjerrë në pah një lidership të ri politik, i cili ngjall besim në shoqëri.

Vasili garanton ndershmërinë e Ilir Metës: Nuk ka thika nën mëngë dhe fjalë pas shpine

Postuar në 12 Gusht, 2015 16:57

Duke komentuar zërat për një dalje të Partisë Socialiste nga marrëveshja e 1 Prillit 2013 më Partinë Socialiste, kryetari I grupit Parlamenetar të LSI-së Petrit Vasili, aludon se prishja e bashkëqeverisjes me socialistët mund të vijë vetëm nga selia rozë. Në një intervistë për Syri. Net Vasili thotë se Ilir Meta ka treguar se  t’i përmbahet marrëveshjeve politike.

Pages

Subscribe to RSS - koalicionet