kërkim ndërkombëtar

Arben Ahmetaj shpallet në kërkim ndërkombëtar

Postuar në 24 Korrik, 2023 15:08

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka shpallur në kërkim ndërkombëtar ish-ministrin e Financave, Arben Ahmetaj. Vendimi vjen pasi Policia e Shtetit konfirmoi se ish-zv.kryeministri Ahmetaj nuk ndodhet në Shqipëri. Të dhënat e sistemit TIMS kanë konfirmuar se Ahmetaj ka dalë jashtë territorit shqiptar. Vetë Ahmetaj disa ditë më parë e konfirmoi largimin përmes një statusi në rrjetet sociale, mëngjesin e ditës kur Parlamenti i hoqi imunitetin me 117 vota pro.  

Përditësim/Gruevski shfaqet në Budapest, kërkon azil

Postuar në 13 Nëntor, 2018 10:56

Pa adresë ishte deri para pak orësh  ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski të, ndaj të cilit policia ka  lëshuar një urdhër arresti për të shlyer një dënim me dy vjet burg siç ka vendosur Gjykata. Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në facebook, ish-kryeministri konfirmoi se aktualisht qëndron në Budapest dhe se ka kërkuar azil nga autoritetet hungareze.

Në kërkim ndërkombëtar, por Becchetti nuk ka frikë të shfaqet

Postuar në 12 Gusht, 2015 17:36

Dy muaj pasi u shpall në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pronari I Agon Channel Françesko Becchetti  ka bërë daljen e parë publike në  Londër, aty ku dhe mendohet se është zhvendosur pas largimit nga Shqipëria. Becchetti , njëkohësisht pronar i ekipit të futbollit, Leyton Orient Football Club  që luan në kategorinë e katërt, ka zbritur në fushën e blertë në shoqërinë e tranjerit Ian Hendon për të përshëndetur fansat e shumtë.Fotot e shfaqjes së tij në stadiumin e Leyton Orient janë postuar në faqen e klubit në facebook.

Subscribe to RSS - kërkim ndërkombëtar