justifikim

Brokaj kritika ndaj Ramës: Asnjë justifikim nga qeveria nuk pi më ujë

Postuar në 04 Shtator, 2015 11:32

Në një intervistë për gazetën “Dita”, një nga figurat kryesore të së majtës, Sabit Brokaj, shpërthen në kritika ndaj qeverisjes së Edi Ramës.  Ai thotë se u nisën disa aksione të mira, por dy vjet më pas jemi ende shumë larg. “Fenomeni Lazarat, në vend që të minimizonte apo zhdukte problemin, bëri efektin e kundërt. Harta e Shqipërisë u ngjyros me kanabis nga jugu në veri. Ku është problemi? Këtu ka një anomali. Dhe anomalia ka të bëjë me thelbin e zbatimit të ligjit. Vetë politika nuk ishte e vendosur. Madje pati zëra që droga të lejohej”.

Subscribe to RSS - justifikim