invadimi

755 specie “aliene” mësyjnë Mesdheun dhe ujërat e ëmbla në Europë

Postuar në 16 Nëntor, 2015 15:16

755 specie janë mësyrë Mesdheun duke shtuar kështu rrezikun për vetë këtë hapësirë detare, por edhe për lumenjtë e Europës. Një studim i financuar nga BE-ja ka nxjerrë në dritë këtë fakt që ka marrë përmasa shqetësuese këto 60 vjete. Rusia, Britania e Madhe, Gjermania, Italia, janë katër vendet që shihen si porta kryesore e hyrjes së specieve ekzotike. Gjermania konsiderohet importuesi kryesor i tyre në Europë, meqenëse është një vend me shumë lumenj dhe liqene. Si faktor në këtë invadim shihet njeriu me lëvizjen dhe transportin e tij të mallrave, por edhe ndryshimet klimaterike.

Subscribe to RSS - invadimi