Ilir meta

A ishte projekti i Ramës për ndryshimin e logos së NATO-s arsyeja e tensioneve në Shqipëri?

Postuar në 16 Shkurt, 2017 11:30

Sot është fakt politik i pamohueshëm se konflikti mes Edi Ramës dhe Ilir Metës e Sali Berishës është real dhe në pamje i pathyeshëm. Dy drejtuesit politikë të lexojnë sot një mbështetje të madhe ndërkombëtare për kreun e PS-së, e tillë që nuk ka precedent në 25 vite tranzicion. Shkrimet e fundit kundër Ramës janë një përgjigje ndaj këtij kuadri që i ka krijuar Ramës një hapësirë veprimi, që përndryshe do ta kufizonte shumë. Si shpjegohet kjo mbështetje?

Nuk është vetëm Sali Berisha

Postuar në 22 Janar, 2017 00:07

21 janari është arkivuar në ndërgjegjen e një pjese të qytetarëve të Tiranës si një krim shtetëror, ndërkohë që politika e ka instrument presioni. Dikush tjetër ka emocione personale për këtë ngjarje, por në rendin e zhvillimeve në Shqipëri, ajo nuk shënon më thuajse asgjë me peshë specifike. 21 janari është një nga ato ditë kalendarike të shantazhit politik që njollos edhe atë fije respekti që kërkon zakoni i dikurshëm shqiptar për të vdekurit.

Lobisti i Ilir Metës, McKeon, konfirmon kontratën me LSI-në

Postuar në 18 Janar, 2017 14:02

Tri ditë më parë, “reporter.al” publikoi një lajm sipas të cilit Ilir Meta ka paguar një firmë lobimi në SHBA për të mundësuar marrëdhënie të nivelit të lartë me administratën e re amerikane duke paguar një shifër prej 15 mijë dollarësh në muaj.Në një intervistë të djeshme në “News24”, Meta replikoi duke thënë se “nuk merrem me media të Sorosit, apo pranë Sorosit”, mënyrë kjo për të zhvlerësuar lajmin pa dhënë përgjigje.

Z. Kryeministër, rrëfe të paktën një episod me Ilir Metën

Postuar në 23 Dhjetor, 2016 15:35

Sot kryeministri Edi Rama, ka thënë ndër të tjera në Asamblesë e Partisë Socialiste:

Shumë kush thotë të dalim vetëm. Shumë thonë ‘ata na nxorrën bojën’. Kjo është strategjike. Çfarë ka fituar Shqipëria nga ky koalicion? E lëmë pjesën se si mund të ishin bërë ndryshe shumë gjëra. Për mua sot nuk janë njerëzit që korruptojnë sistemin, janë sistemet që korruptojnë njerëzit. Ne duhet ta bëjmë kontaktin e njeriut me djallin e korrupsionit të pamundur. Gjithë këto reforma nuk do ishin bërë nëse nuk do kishim këtë koalicion.

Kardinali katolik Troshani i flet popullit pa dallim feje, krahine e ideje. Në emër të Kishës...

Postuar në 22 Dhjetor, 2016 19:18

Këtë të enjte në Kuvendin e Shqipërisë mbajti një fjalim kardinali katolik Dom Ernest Troshani, i cili iu drejtua me një mesazh deputetëve të kuvendit dhe popullit shqiptar. Ai e quajti një nder të pashoq “me folë nga foltorja e Kuvendit në emën të Kishës Katolike Shqiptare”.

Videolajm/Shkëmbim letrash mes Metës dhe Lu

Postuar në 14 Dhjetor, 2016 20:13

Progres Raporti 2016 i BE/ Ilir Meta, ndër “faktorët kryesorë” të ngërçit të integrimit

Postuar në 08 Dhjetor, 2016 17:16

Nëse do të lexojmë me vëmendje Progres-Raportet e Bashkimit Evropian kuptohet menjëherë se ku qëndrojnë problematikat që duhet të zgjidhë Shqipëria për të përparuar në rrugën e integrimit. Mediat-fason tradicionale mjaftohen duke “transportuar” fjalët e politikanëve tanë, gjatë takimeve me zyrtarë të Bashkimit Evropian, dhe duke e marrë përmbajtjen e tyre të përgjithshme si përparim të Shqipërisë në rrugëtimin Evropian.

Kandidatë apo megafonë të Ilir Metës, kujt i shërben farsa e zgjedhjeve në LSI?

Postuar në 24 Tetor, 2016 10:08

LSI po përpiqet të kthejë në normë farsën demokratike të garës për kryetar të partisë. Në lojë janë përfshirë dy kandidatë që e dinë rolin e tyre në këtë shfaqje, e cila po i serviret publikut si standard i demokracisë së brendshme në parti. Të gjithë e dinë se LSI është Ilir Meta dhe Ilir Meta është LSI dhe çdo ambicje tjetër që shëtit në takime partiake të LSI-së është një fabul e stisur me regji dhe skenar të kryetarit Meta.

Idrizi: “Pushteti, vetëm mjet për të arritur tek zgjidhja e çështjes çame”. “Parimi” i Ilir Metës: “LSI-së nuk i intereson rezultati, por zgjedhjet”

Postuar në 22 Tetor, 2016 15:01

Shpëtim Idrizi është hedhur sot në sulm ndaj kreut të Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta, njëkohësisht kryetari i LSI-së. Idrizi ka folur nga Konventa Kombëtare e PDIU-së, ku është pëqendruar te çështja çame, të cilën e shet si çështje kombëtare.

Pages

Subscribe to RSS - Ilir meta