Z. Kryeministër, rrëfe të paktën një episod me Ilir Metën

Postuar në 23 Dhjetor, 2016 15:35

Sot kryeministri Edi Rama, ka thënë ndër të tjera në Asamblesë e Partisë Socialiste:

Shumë kush thotë të dalim vetëm. Shumë thonë ‘ata na nxorrën bojën’. Kjo është strategjike. Çfarë ka fituar Shqipëria nga ky koalicion? E lëmë pjesën se si mund të ishin bërë ndryshe shumë gjëra. Për mua sot nuk janë njerëzit që korruptojnë sistemin, janë sistemet që korruptojnë njerëzit. Ne duhet ta bëjmë kontaktin e njeriut me djallin e korrupsionit të pamundur. Gjithë këto reforma nuk do ishin bërë nëse nuk do kishim këtë koalicion.

Kjo nuk është një çështje Dinamo me Partizanin. Ne duam ta fitojmë kampionatin, nuk duam ta fitojë LSI-ja. Është një konkurrencë e shëndetshme.

Do thoni ju pse nuk e thonë ata? Normalisht i madhi i bie të thotë çfarë të dojë, i vogli i takon të mendohet. Unë jam besimplotë se ne do të shkojmë së bashku dhe pavarësisht të gjithave dua që të gjithë ta kuptojnë se kjo është një aleancë strategjike për të ardhmen. Mund të dalim vetëm dhe të fitojmë vetëm, por është një qeverisje pa frymëmarrje afatgjatë.

Ndiqni më poshtë sesi deklarata të ngjashme të kthyera në të kundërt na shfaqin një tjetër politikë, por sigurisht TË NJËJTIN NJERI. Çfarë mund të vihet re mirë është se Edi Rama i deklaratave të sotme është më i vërtetë sesa ai i opozitës, pasi ai i beson më shumë atyre që thotë sot, sesa atyre që thoshte dje pse ashtu duhej gënjyer mileti. Ai i beson tavolinës, kleçkave dhe dosjeve, pakteve të ngushta me Ilirin, sepse duket se veza e Rilindjes nuk është pjellë akoma, ndaj karrigiua duhet ngrohur edhe ca. Le të na flasë z. Rama, për vetëm një nga episodet e dashurisë gjithë zënka me Ilir Metën, një episod të vockël, sa për të krijuar një ide sesa strategjike është aleanca me LSI-në. Dhe se drejt cilës gropë jemi drejtuar të gjithë. 

Pse u bë bashkë Ilir me Saliun, sipas Edit:

Këtu kaseta për 21 janarin dhe për lirinë e Shqipërisë:

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.